Ndalohen dhjetë shoferë në 24 orët e fundit në Maqedoni, nëntë ishin pa leje për vozitje

Ndalohen dhjetë shoferë në 24 orët e fundit në Maqedoni, nëntë ishin pa leje për vozitje

Ndalohen dhjetë shoferë në 24 orët e fundit në Maqedoni, nëntë ishin pa leje për vozitje

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë privuan nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“ sipas nenit 297-a të Kodit Penal.

Sponsor 3M Express

Prej tyre, nëntë kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: E.I.(22), A.D.(35) dhe G.M.(38) nga Shkupi, Sh.R.(22) nga fsh. Sveta Petkë, rrethina e Shkupit, Sh.S.(43) dhe A.P.(24) nga Kumanova, J.K.(18) nga fsh. Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, M.E.(45) nga fsh. Zdunjë, rrethina e Gostivarit dhe G.V.(60) nga Manastiri. Ndërkaq, 30 – vjeçarja E.D. nga fshati Dellogozhdë i Strugës ka drejtuar automjet udhëtarësh në drejtim të kundërt.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet e pa dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë për siguri më të madhe në rrugë”, thonë nga MPB.

Lexo edhe

Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Arrestohet në Tiranë një shtetas i Ukrainës, dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike

Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

Nushit të PSD-së “s’ia mbush syrin” Shiroka-Pula: Presidente që i konvenon Kurtit, erdhi përmes “ligjit farsë” të PDK-së

Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë

Ronaldo nuk përmbahet ndaj moderatorit: Thuaji të ndalojë botoksin, duket si mollë

Ndalohen dhjetë shoferë në 24 orët e fundit në Maqedoni, nëntë ishin pa leje për vozitje | Momenti