Ndalimi i shamisë në shkolla shkakton protesta të rralla në Azerbajxhan

Ndalimi i shamisë në shkolla shkakton protesta të rralla në Azerbajxhan

Ndalimi i shamisë në shkolla shkakton protesta të rralla në Azerbajxhan

Të hënën e kaluar, Ministria e Arsimit në Azerbajxhan filloi zbatimin e rregullave të reja për uniformat, duke mos lejuar hyrjen e nxënësve që mbanin shami. Protestat nisën jashtë shkollave shtetërore në kryeqytet, Baku, si dhe në disa rrethe jugore, përfshirë Masallinë dhe Xhalilabadin.

Sponsor 3M Express

Sipas BBC, protestat janë të rralla në këtë vend me 10,5 milionë banorë, i cili është prodhues i naftës dhe gazit, transmeton Klankosova.tv.

Azerbajxhani është shtet laik sipas kushtetutës dhe qeveria e zbaton këtë parim me vendosmëri.

Presidenti Ilham Aliyev është në pushtet që nga viti 2003 dhe nuk toleron pothuajse aspak mendimet kundërshtuese. Politikanë të opozitës dhe shumë gazetarë të pavarur ndodhen në burg.

Azerbajxhani gjendet mes dy fqinjëve: Turqisë dhe Iranit. Azerbajxhanasit i përkasin grupit të kombeve turke dhe flasin një gjuhë të afërt me turqishten; Turqia është aleati i tyre më i ngushtë.

Ministria e Brendshme njoftoi se të hënën janë ndaluar 37 persona, të cilët u përpoqën të pengonin zbatimin e rregullave dhe “të shkelnin rëndë rendin publik”.

Rregullat, të miratuara më 21 shtator, ndalojnë veshjet që bien ndesh me “parimin e laicitetit në arsim” në shkollat ​​shtetërore. Në to nuk përmendet shprehimisht shamia. Udhëzime të ngjashme u shtrinë edhe për mësuesit më 6 tetor.

Në një video, nxënësit jashtë shkollës nr. 69 në Balakhani, në periferi të Bakusë, mbajnë një pankartë ku shkruhet: “Shamia nuk e pengon askënd të arsimohet”.

Lexo edhe

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Nimani: Kurti dhe Hamza e kanë obligim koordinimin për çështjen e Apelit

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Asllani shënon, Hoffenheim pëson humbje

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi

Kurti shpreh ngushëllime për katër shqiptarë që humbën jetën në Greqi