Ndahet nga jeta veterani i Luftës së Dytë Botërore në moshën 100-vjeçare

Ndahet nga jeta veterani i Luftës së Dytë Botërore në moshën 100-vjeçare

Ndahet nga jeta veterani i Luftës së Dytë Botërore në moshën 100-vjeçare

Henry Rice, veteran i Luftës së Dytë Botërore, i cili i mbijetoi një sulmi të shmangur për pak nga një silur, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Rice, nga Cranleigh në Surrey të Anglisë, shërbeu si sinjalizues në anijen luftarake HMS Eastway gjatë zbarkimit të forcave aleate në Normandi. Ai mbërriti në plazhin Juno pesë ditë pas Ditës D, më 6 qershor 1944.

Për kontributin e tij, ai u nderua me medaljen franceze Legjioni i Nderit. Rice kishte bërë thirrje që shkollat t’u mësojnë fëmijëve më shumë për zbarkimin e Normandisë, duke paralajmëruar se “bota është e rrezikshme në këtë moment”.

Një përfaqësues i organizatës bamirëse Spirit of Normandy Trust, e cila mbështet veteranët, e përshkroi Rice si një person me karakter të veçantë dhe me një buzëqeshje lozonjare që e bënte të dashur për këdo që e takonte, transmeton Klankosova.tv

Në një intervistë për BBC-në, Rice kishte thënë se rikthimi në Normandi për një ceremoni përkujtimore në qershor të këtij viti kishte “kuptim gjithçka” për të.

“Kam pasur një jetë të mrekullueshme”, ishte shprehur ai.

Duke folur për veteranët që kanë ndërruar jetë, Rice kishte treguar se përpiqej të mos mendonte shumë thellë për humbjen e tyre, megjithëse emocionet e kaplonin kur ishte vetëm.

Lexo edhe

Apeli i jep “leksion” AIP-së dhe “Betimit për Drejtësi” – miraton padinë e OAK-së dhe rrëzon vendimin e Agjencisë

Apeli i jep “leksion” AIP-së dhe “Betimit për Drejtësi” – miraton padinë e OAK-së dhe rrëzon vendimin e Agjencisë

Khalil Shabazz, MVP i javës së katërt në Superligë

Khalil Shabazz, MVP i javës së katërt në Superligë

U rrëzua nga objekti ku po punonte, humb jetën 54-vjeçari në Ferizaj

U rrëzua nga objekti ku po punonte, humb jetën 54-vjeçari në Ferizaj