Nasim Haradinaj: Turp që Ligji për Dhomat e Specializuara u la në orët e fundit

Nasim Haradinaj: Turp që Ligji për Dhomat e Specializuara u la në orët e fundit
Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar partitë politike për mënyrën se si po trajtohet Ligji për Dhomat e Specializuara, duke thënë se çështja do të duhej të ishte përfunduar më herët. I ftuar në “Debat Plus”, Haradinaj tha se institucionet kanë marrë mandate dhe pozita për të udhëhequr vendin dhe se, sipas tij, nuk […]

Ish-udhëheqësi i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar partitë politike për mënyrën se si po trajtohet Ligji për Dhomat e Specializuara, duke thënë se çështja do të duhej të ishte përfunduar më herët.

I ftuar në “Debat Plus”, Haradinaj tha se institucionet kanë marrë mandate dhe pozita për të udhëhequr vendin dhe se, sipas tij, nuk është e arsyeshme që miratimi i ligjit të diskutohet në orët e fundit.

Haradinaj i ka përmendur në mënyrë të veçantë deputetët e LDK-së, Anton Quni dhe Fadil Hadergjonaj, duke i kritikuar për qëndrimin e tyre në votimin e parë të Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Nuk do të duhej të numëroheshin orët e minutat, do të duhej të ishte çështje e kryer sepse kanë marrë mandate e pozita që dinë me udhëheq vendin Qeveria – edhe dy orë ju del ‘marrja për fushe’. LDK-ja tregoi se është kundër UÇK-së dhe turpi më i madh është që edhe dy ish-komandant të UCK-së që bëjnë pjesë në LDK e dolën kundër UÇK-së. Turpi më i madh është që dy komandant batalioni dalin kundër, Anton Quni e Fadil Hadërgjonaj, këta ose duhet të pendohen që kanë luftu ose që s’kanë votu në leximin e parë të ligjit për Dhomat e Specializuara”, u shpreh Haradinaj.

Lexo edhe

Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

Presidentet gra, një traditë që po forcohet në Kosovë

Kurti përqafon fort presidenten e re

Kurti përqafon fort presidenten e re

Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje

Bajrami uron Shiroka-Pulën: Ju kam thënë që 6 deputetë të LDK s’e çojnë vendin në zgjedhje