Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka folur pas zgjedhjes në këtë post. Në fjalimin e saj të parë si Presidente, Shiroka-Pula tha se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të plotë, duke theksuar se mandati i saj u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës. “Sot e pranoj me nder të madh dhe […]

Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka folur pas zgjedhjes në këtë post.

Në fjalimin e saj të parë si Presidente, Shiroka-Pula tha se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi të plotë, duke theksuar se mandati i saj u përket të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punojë për unitet, drejtësi, zhvillim dhe për forcimin e institucioneve tona. Kosova duhet të ecë përpara”, deklaroi ajo./Klankosova.tv

Lexo edhe

A është normale të keni menstruacione dy herë brenda një muaji?

A është normale të keni menstruacione dy herë brenda një muaji?

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Shiroka-Pula në fjalimin e parë: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve | Momenti