Ambasadori Rudolph uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me ju

Ambasadori Rudolph uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me ju
Mëngjesin e sotëm, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Sipas zëdhënësit të ambasadës gjermane, Rudolph, në letrën e tij drejtuar presidentes Shiroka-Pula ka deklaruar se “Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”. “Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një […]

Mëngjesin e sotëm, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Sipas zëdhënësit të ambasadës gjermane, Rudolph, në letrën e tij drejtuar presidentes Shiroka-Pula ka deklaruar se “Gjermania dhe Kosova gëzojnë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm”.

“Ky bashkëpunim i ngushtë ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Pres me shumë kënaqësi të punoj me ju për të avancuar agjendën evropiane të Kosovës”, i ka thënë Rudolph presidentes së re të vendit në letrën e tij të urimit, raporton Klankosova.tv.

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur mbrëmë në krye të shtetit, me 81 vota në Kuvendin e Kosovës. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Shefja e deputetëve të VV-së reagon pas zgjedhjes së presidentes

Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Justina Shiroka Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Krejt çka u tha në Konferencën e PDK-së ku u fol rreth ndryshimeve në Ligjin e Speciales (VIDEO)

Krejt çka u tha në Konferencën e PDK-së ku u fol rreth ndryshimeve në Ligjin e Speciales (VIDEO)

Ambasadori Rudolph uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me ju | Momenti