Miliarderi amerikan Elon Musk ka prezantuar Tesla Roadster-in e shumëpritur, një projekt të ri të prodhuesit të automjeteve elektrike, i cili sipas demonstrimeve të prezantuara, synon të sfidojë kufijtë e teknologjisë automobilistike.

Gjatë një ngjarjeje të transmetuar drejtpërdrejt të enjten në mbrëmje, Musk u dha fansave mundësinë ta shihnin nga afër automjetin, duke paralajmëruar se ajo që do të shihnin mund të dukej e pabesueshme.
Sipas demonstrimeve, Roadster-i kreu disa manovra të pazakonta, përfshirë drejtimin përmbys, kërcimin mbi pesë vetura Tesla të rreshtuara dhe një lëvizje akrobatike në ajër, të realizuar me ndihmën e motorëve shtytës të lidhur me teknologjinë e SpaceX.
Musk deklaroi se automjeti është i pajisur me motorë të vegjël për kontrollin e pozicionit dhe motorë kryesorë në pjesën e pasme, të cilët, sipas tij, i mundësojnë të ngrihet në ajër.
Një tjetër demonstrim synoi të tregonte përshpejtimin e jashtëzakonshëm të automjetit, i cili sipas pretendimeve të paraqitura arrin shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë në më pak se një sekondë.
Sipas faqes zyrtare të Tesla-s, rezervimet për Roadster-in janë hapur tashmë, ndërsa automjeti ofrohet në tri versione: Performance, Thrust dhe Rocket.
Kompania pretendon se modeli ka një autonomi prej më shumë se 480 kilometrash, ndërsa versioni Rocket mund të arrijë shpejtësi maksimale mbi 370 kilometra në orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Musk prezanton “bishën” e Tesla-s, makina që kërcen mbi vetura dhe mund të fluturojë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




