Skuadra turke ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në shtëpi, duke përmbysur dy herë disavantazhin dhe duke i shkaktuar Liverpoolit humbjen e parë në këtë edicion të garës.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ndërsa Liverpooli kaloi i pari në epërsi me golin e Trey Nyoni, i cili realizoi golin e tij të parë në nivelin e seniorëve.

Fenerbahçe reagoi shpejt dhe arriti të barazojë shifrat përmes Mason Greenwoodit, goditja e lirë e të cilit u devijua nga muri mbrojtës i anglezëve.
Në pjesën e dytë, të kuqtë tentuan ta rikthenin epërsinë, por portieri Ederson ishte vendimtar në disa raste. Megjithatë, zëvendësimet e Liverpoolit dhanë rezultat, pasi Alexander Isak shënoi me kokë për 2:1, vetëm me prekjen e tij të parë të topit.
Por vendasit nuk u dorëzuan. Archie Broën shfrytëzoi një top të devijuar nga Cody Gakpo për të barazuar në 2:2.
Momenti vendimtar erdhi kur në fushë u inkuadrua Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar u ngrit më lart se mbrojtësi Jeremy Jacquet dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 3:2, duke ndezur festën në stadium.
Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për Fenerbahçen, që i dha fund një serie prej 10 ndeshjesh pa fitore në këtë garë.
Në anën tjetër, Liverpooli vazhdon të ketë probleme në udhëtimet në Turqi, pasi ende nuk ka arritur të fitojë në shtatë ndeshjet e zhvilluara si mysafir në Ligën e Kampionëve në këtë shtet.
Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Real Madrid që në udhëtim mundi AEK-un e Athinës, me rezultat 3-2.
Burimi: RTKLive




