Murati për daljen e UÇK-së pa maska: Data nuk ishte rastësi, shpresohej për bashkim kombëtar (VIDEO)

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka folur për daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pa maska, në varrimin e mësuesit Halil Geci, duke thënë se zgjedhja e datës 28 Nëntor nuk ishte rastësi.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Murati ka thënë se vetë betimi i UÇK-së kishte për qëllim bashkimin kombëtar, ndërsa rrethanat e betejës në të cilën u vra mësuesi Geci bënë të mundur që paraqitja publike e UÇK-së të ndodhte pikërisht në këtë datë.

“Të gjithë e dimë se betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë për bashkim kombëtar. Dhe në atë logjikë, në atë frymëzim, është shfrytëzuar që paraqitja e parë publike e UÇK-së të bëhet më 28 Nëntor. Kjo normalisht ka qenë një përputhje e rrethanave të vrasjes së mësuesit në atë betejë dhe është bërë që afër asaj date të ndodhte kjo”, ka deklaruar ai.

Murati ka thënë se lufta e UÇK-së dhe dalja publike e saj kishin rritur shpresat e shumë shqiptarëve për realizimin e asaj që ai e cilësoi si “Nëntori i Tretë”.

“Nuk është rastësi, është rastësi në kontekstin e asaj beteje, por nuk është fshehtësi se ëndrra e të gjithëve neve shqiptarëve është në njëfarë forme që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të jetë Nëntori i Tretë”, ka thënë Murati.

Për më shumë:

Lexo edhe

Protestat studendore për shujtën, Janevska: Nuk e kuptoj pse protestojnë për një masë që u ofron më shumë

Protestat studendore për shujtën, Janevska: Nuk e kuptoj pse protestojnë për një masë që u ofron më shumë

Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhunë

Reuters raporton për protestën e 28 nëntorit në Tiranë: Shpërtheu në dhunë

Borë në zonat malore, nis pastrimi i rrugëve në Burrnik dhe Jezerc

Borë në zonat malore, nis pastrimi i rrugëve në Burrnik dhe Jezerc