Muhamet Hasani pas lirimit nga akuzat: “Kërkova vetëm drejtësi dhe sot e mora atë!”

Muhamet Hasani pas lirimit nga akuzat: “Kërkova vetëm drejtësi dhe sot e mora atë!”

Muhamet Hasani pas lirimit nga akuzat: “Kërkova vetëm drejtësi dhe sot e mora atë!”

Muhamet Hasani ka bërë të ditur se është liruar nga akuza me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas një procesi gjyqësor që, sipas tij, ka qenë i gjatë dhe emocionalisht i vështirë.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, Hasani ka shprehur kënaqësinë për vendimin e gjykatës, duke theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe ka besuar në pafajësinë e tij dhe në drejtësinë e vendit.

Ai ka treguar se ishte përballur me akuza në një rast të rëndë kriminal, ku persona të përfshirë në veprimtari kriminale dyshohet se kishin kamufluar lëndë narkotike në mallrat që transportoheshin nga Turqia.

Sipas Hasanit, fakti që ishte pronar i një kompanie të transportit të mallrave e kishte vënë atë përballë akuzave, ndonëse, siç pretendon ai, nuk kishte pasur asnjë përfshirje në veprimtarinë kriminale, shkruan Hasani ne Facebook.

“Pronësia e një kompanie nuk është krim! Të ofrosh shërbime transporti nuk të bën trafikant! Dhe askush nuk duhet të përgjigjet penalisht për veprimet e të tjerëve pa u provuar fajësia e tij”, ka shkruar Hasani.

Ai ka bërë të ditur se, ndërsa vetë është liruar nga akuza, personat e tjerë të përfshirë në rast janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykata.

Në reagimin e tij, Hasani ka përshkruar edhe vështirësitë personale dhe familjare gjatë periudhës së përballjes me drejtësinë, duke thënë se akuzat kishin rënduar mbi të dhe familjen e tij, si dhe kishin dëmtuar reputacionin e ndërtuar ndër vite.

Ai ka falënderuar gjyqtarët që shqyrtuan çështjen, familjen, miqtë dhe mbrojtjen e tij ligjore, të cilët, sipas tij, i qëndruan pranë gjatë gjithë procesit.

Hasani ka kujtuar edhe fjalët që ua kishte drejtuar gjyqtarëve në përfundim të procesit gjyqësor:

“Nga ju pres vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër!”

Pas vendimit lirues, ai ka thënë se kërkesa e tij e vetme tashmë është përmbushur.

Në fund të reagimit, Hasani ka bërë thirrje që askush të mos paragjykohet dhe të mos gjykohet publikisht pa u vërtetuar e vërteta, duke theksuar se pas çdo personi të përmendur në lajme qëndron edhe një familje që përjeton pasojat e akuzave.

“Unë isha i njëjti njeri dje, jam i njëjti sot dhe do të mbetem i njëjti nesër. Akuzat nuk e ndryshojnë të vërtetën, ashtu siç heshtja nuk është pranim i fajësisë”, ka përfunduar Hasani reagimin e tij.

“Heshta unë, që të fliste drejtësia. Sot drejtësia foli”, është mesazhi me të cilin Muhamet Hasani e ka përmbyllur reagimin pas lirimit nga akuza. /Indeksonline/

Lexo edhe

GTA 6 “trondit” tregun, shet afro 25 milionë kopje brenda 24 orëve

GTA 6 “trondit” tregun, shet afro 25 milionë kopje brenda 24 orëve

Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Qytetari i Republikës, kur shkon në shtëpi, në cilën komunë mbërrin?

Asociacioni i Komunave i reagon Kurtit: Qytetari i Republikës, kur shkon në shtëpi, në cilën komunë mbërrin?

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë

Shpërthimi në Poloni, NATO ngre në ajër aeroplanët luftarakë