Mourinho merr nën përkujdesje Vinicius Juniorin, e sheh si “figurë atërore” dhe synon t’ia rikthejë vetëbesimin

Jose Mourinho e ka bërë prioritet rikthimin e Vinicius Juniorit në formën e tij më të mirë te Real Madridi, duke i ofruar mbështetje në një periudhë të vështirë për futbollistin brazilian.

Sponsor 3M Express

Trajneri portugez ka zhvilluar disa biseda private me Viniciusin, në përpjekje për t’ia rikthyer vetëbesimin dhe për ta ndihmuar të kalojë momentet e vështira.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, një burim pranë klubit ka përshkruar marrëdhënien mes tyre, duke theksuar se Mourinho di të jetë i ashpër kur situata e kërkon, por edhe mbështetës kur lojtari ka nevojë për përkrahje.

“Ai është si një figurë atërore”, thuhet në përshkrimin e marrëdhënies së tyre.

Ndërkohë, Viniciusi ka dhënë shenja të rikthimit në formë, duke i dhënë fund serisë prej 91 ditësh pa gol, me realizimin ndaj PSV-së.

Pas golit, Kylian Mbappe u kërkoi bashkëlojtarëve ta përqafonin brazilianin, ndërsa më pas ia dorëzoi edhe çmimin e tij si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Kështu, Viniciusi po merr mbështetje jo vetëm nga Mourinho, por edhe nga bashkëlojtarët dhe tifozët e Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ismail Dibrani i jep fund drejtimit të Shërbimit Korrektues

Ismail Dibrani i jep fund drejtimit të Shërbimit Korrektues

Kurti e këshilloi të mos i mbajë mendtë te seksi e gjinia, Rrahmani ia kthen: Do të vazhdoj të diskutoj për këto çështje

Kurti e këshilloi të mos i mbajë mendtë te seksi e gjinia, Rrahmani ia kthen: Do të vazhdoj të diskutoj për këto çështje

Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Drafti është gati, nënshkrimet janë mbledhur

Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Drafti është gati, nënshkrimet janë mbledhur