Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” ka zhvilluar sot një aksion simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke kërkuar nga ndërkombëtarët që të mos heshtin përballë shqetësimeve lidhur me procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

Gjatë këtij protestimi, përfaqësuesi i kësaj nisme, Çlirim Haziri, ka theksuar se parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, barazia para ligjit dhe e drejta për një gjykim të drejtë duhet të jenë standarde universale e jo kritere që ndryshojnë sipas interesave politike.
„Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar për Thaçin dhe të tjerët. Kërkojmë atë që i takon çdo njeriu, drejtësi të paanshme dhe respektim të dinjitetit njerëzor“, ka deklaruar Haziri para mediave.
Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje institucioneve dhe zyrtarëve evropianë që të mos i mbyllin sytë para shqetësimeve të ngritura, duke kërkuar garanci për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut gjatë këtij procesi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





