Ministria e Financave: Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacionet me interes 4.6% deri më 1 dhjetor

Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste në vend.

Sponsor 3M Express

Vlera minimale për një fletobligacion është 10.000 denarë, me normë interesi prej 4.6% dhe afat maturimi prej dy vjetësh, ndërsa kthimi i plotë parashihet më 11 dhjetor 2028.

Sipas Ministrisë së Financave, prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarësh, ndërsa ankandi për këtë emetim do të mbahet më 3 dhjetor.

Kumtesa e plotë e Ministrisë së Financave

Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i 4-të, qytetarët mund t’i regjistrojnë deri më 1 dhjetor në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste në vend.

Qytetarët mund të regjistrojnë së paku një fletobligacion të këtij lloji, në vlerë prej 10.000 denarësh. Norma e interesit për fletobligacionet e qytetarëve nga ky emetim është 4.6%, ndërsa afati i maturimit është dy vjet. Data e maturimit të fletobligacioneve është 11 dhjetor 2028. Interesi për vitin e parë maturon më 11 dhjetor të vitit 2027, ndërsa për vitin e dytë maturon më 11 dhjetor të vitit 2028.

Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarësh. Ankandi për emetimin e 4-të të fletobligacionit të qytetarëve do të realizohet më 3 dhjetor.

Ministria e Financave, deri më tani ka lëshuar tre emetime të fletobligacioneve të qytetarëve. Emetimi i parë u realizua më 13 korrik të vitit 2023, në vlerë prej 23.5 milionë eurosh. Emetimi i dytë u realizua më 7 nëntor të vitit 2023, në vlerë prej 17.6 milionë eurosh, ndërsa emetimi i tretë më 12 dhjetor të vitit 2025, në vlerë prej 33 milionë eurosh.

Fletobligacionet e qytetarëve nga emetimi i parë dhe i dytë, së bashku me interesin përkatës, janë shlyer plotësisht.

Lexo edhe

Gjendet pa shenja jete një person në një fermë peshqish në Istog

Gjendet pa shenja jete një person në një fermë peshqish në Istog

Gjendet i vdekur punëtori i një ferme për kultivim të peshqve në Istog, Policia nis hetimet

Gjendet i vdekur punëtori i një ferme për kultivim të peshqve në Istog, Policia nis hetimet

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë

Zelensky me mesazh për Putinin: Ura e Krimesë nuk do të ekzistojë