Milani është i bindur se është në avantazh ndaj klubeve të tjera në garën për të huazuar Endrickun nga Real Madridi në muajin janar raporton La Gazzetta dello Sport.

Endrick dëshiron të provojë veten në Serie A, nëse situata e tij sa i përket minutave të lojës te Real Madridi nuk përmirësohet gjatë muajve të ardhshëm.
Real Madridi është i hapur vetëm për një huazim, i cili mund të përfshijë një opsion të lartë blerjeje dhe një klauzolë riblerjeje.




