Mikel Arteta shokon të gjithë, fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit

Mikel Arteta shokon të gjithë, fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit

Mikel Arteta shokon të gjithë, fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit

Arsenali ka përfshirë në stërvitjet e ekipit të parë talentin 14-vjeçar Luis Munoz, teksa trajneri Mikel Arteta po përballet me një kalendar të ngjeshur të ndeshjeve.

Sponsor 3M Express

Adoleshenti është bashkuar me skuadrën e parë të “Topçinjve”, pasi Arteta vazhdimisht u jep mundësi futbollistëve të akademisë që të stërviten me ekipin senior dhe të dëshmojnë potencialin e tyre.

Arsenali do të zhvillojë nëntë ndeshje brenda 28 ditësh ndërmjet pushimeve për ndeshjet e kombëtareve, ndaj rotacioni dhe përfshirja e talenteve të rinj mund të jenë të rëndësishme për menaxhimin e ngarkesës fizike të futbollistëve.

Munoz konsiderohet një nga talentet më premtuese të akademisë së klubit londinez. Muajin e kaluar, ai hyri në histori duke u bërë golashënuesi i dytë më i ri në historinë e UEFA Youth League, pasi realizoi ndaj ekipit U19 të Napolit.

Talenti spanjoll kishte vendosur edhe një tjetër rekord sezonin e kaluar, kur u bë futbollisti më i ri që luajti në këtë garë, në moshën 13-vjeçare e 11-muajshe, shkruan telegrafi.

Përfshirja e tij në stërvitjet e ekipit të parë dëshmon besimin që Arsenali ka te zhvillimi i tij, ndërsa mbetet të shihet nëse Munoz do të marrë mundësinë për të debutuar me skuadrën senior nën drejtimin e Artetës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mikel Arteta shokon të gjithë, fton një 14-vjeçar në stërvitje me ekipin e Arsenalit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Trump: Zelensky partner i vështirë për negociata

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Studimi: Dieta mund të jetë e lidhur ndjeshëm me ndjenjën e nuhatjes

Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari

Dhunoi bashkëjetuesen dhe tentoi ta godiste me thikë, arrestohet 39-vjeçari