Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron rënie drastike të temperaturave (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron rënie drastike të temperaturave (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron rënie drastike të temperaturave (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova në “Ora 7” në Klan Kosova ka paralajmëruar ndryshim të ndjeshëm të kushteve atmosferike në ditët në vijim, me depërtimin e disa valëve të ajrit të ftohtë që pritet të ndikojnë në motin në vend.

Sponsor 3M Express

Sipas Rugovës, masa e para e ajrit të ftohtë ka depërtuar gjatë ditës së sotme, ndërsa ndikimi i saj pritet të vazhdojë edhe nesër. Më pas, mbi vend pritet të instalohet presion i lartë atmosferik.

Megjithatë, ndryshimi më i theksuar i motit pritet drejt fundit të javës, kur një ciklon tjetër do të depërtojë në rajon, duke sjellë një valë të re të ajrit të ftohtë.

“Masat e ftohta ajrore vetëm që kanë depërtu ditën e sotme dhe po pritet edhe ditën e nesërme, faza e dytë është mandej këto fushat dhe presioni i naltë që po instalohet mbi vend… Mirëpo mandej t’u shku kah fundjava po pritet që një ciklon tjetër me depërtu… që me gjasë me kalimin e tij është faza e tretë që vijnë masa pak më të ftohta polare, me gjasë prej Siberisë dhe pritet me pasë ramje më drastike të temperaturës” – ka deklaruar Rugova.

Për më shumë:

Lexo edhe

Rutte zotohet se NATO do të mbrohet nga kërcënimet në hapësirë pas raportimeve për satelit bërthamor rus

Rutte zotohet se NATO do të mbrohet nga kërcënimet në hapësirë pas raportimeve për satelit bërthamor rus

Sulmi ukrainas ndaj anijes ruse në Libi hap një front të ri në përplasjen mes dy vendeve

Sulmi ukrainas ndaj anijes ruse në Libi hap një front të ri në përplasjen mes dy vendeve

Komandantja Supreme viziton për herë të parë FSK-në

Komandantja Supreme viziton për herë të parë FSK-në