Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi

Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi

Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi

Lionel Messi ka fituar çmimin “Këpuca e Artë” në Major League Soccer (MLS) për të dytin sezon radhazi, duke u bërë lojtari i parë në historinë e kampionatit amerikan që arrin këtë sukses.

Sponsor 3M Express

Ylli argjentinas e përfundoi sezonin e rregullt me 26 gola të shënuar, shifër që i mjaftoi për ta fituar çmimin për golashënuesin më të mirë të ligës.

Fitorja e këtij çmimi u konfirmua të shtunën, pas barazimit 3-3 të Inter Miamit kundër Charlotte, në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt.

Messi nuk arriti të shënonte në këtë përballje, por kontribuoi me dy asistime për golat e parë të skuadrës së tij, të dyja pas goditjeve nga këndi.

Me këtë barazim, Inter Miami e përfundoi sezonin në vendin e dytë në Konferencën Lindore, duke siguruar avantazhin e fushës vendase për dy raundet e para të “play-off”-it.

Megjithatë, vëmendja kryesore ishte te Messi, i cili me këtë arritje vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tërmet i fortë në Japoninë qendrore

Tërmet i fortë në Japoninë qendrore

Atletico Madrid – Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

Atletico Madrid – Barcelona, përballje e zjarrtë për kreun e La Ligës

Harrohet stadiumi nacional? “Fadil Vokrri” mund të zgjerohet në 25 mijë ulëse

Harrohet stadiumi nacional? “Fadil Vokrri” mund të zgjerohet në 25 mijë ulëse

Messi shkruan histori në MLS, fiton “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi | Momenti