Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës, më 17 dhe 18 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius.

Sponsor 3M Express

Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 10 deri në 15°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

Ndërkaq, të dielën moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të shpërndara, por temperaturat maksimale pritet të jenë më të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 13 deri në 17°C.

Sipas IHMK-së, era të dielën do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG

Enzo Fernandez shkakton polemika pas incidentit me gjyqtarin në ndeshjen City – PSG

Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

Ukshini kërkon dialog për zgjidhjen e situatës në Shqipëri (VIDEO)

Mëngjese të ftohta, por ditë me diell – ky është parashikimi i motit për fundjavë | Momenti