Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren

Mediumi italian “Infodifesa.it”, i cili raporton për çështje të mbrojtjes, ka shkruar për marrjen e komandës së KFOR-it nga gjenerali italian Roberto Vergori, duke theksuar se tranzicioni i përgjegjësisë për Urën e Ibrit te Policia e Kosovës tashmë është i dukshëm në terren.

Sponsor 3M Express

Sipas këtij mediumi, ndryshimi vërehet në kalimin e përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe në përfshirjen e saj në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit.

“Tranzicioni tashmë është i dukshëm në terren: kalimi i përgjegjësisë për urën kryesore mbi Ibër, në Mitrovicë, te Policia e Kosovës, si dhe përfshirja e kësaj policie në dispozitivin e sigurisë përreth Manastirit të Deçanit”, shkruan mediumi italian.

Në raportim citohet edhe gjenerali turk Ozkan Ulutas, i cili, para largimit nga komanda e KFOR-it, kishte theksuar se ky proces nuk nënkupton bartjen e mandatit të misionit te Policia e Kosovës dhe as zvogëlimin e angazhimit të NATO-s.

“Optimizimi nuk përbën transferim të mandatit të KFOR-it te Policia e Kosovës dhe as nuk përfaqëson tërheqje apo zvogëlim të angazhimit të NATO-s”, kishte deklaruar Ulutas.

Megjithatë, pavarësisht këtij progresi, “Infodifesa” shkruan se vetë komanda e përshkruan situatën e sigurisë si “të brishtë”, me “potencial për tensione të reja”, veçanërisht në veri të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Fenerbahçe demolohet nga Aston Villa, Muriqi luajti për 70 minuta

Fenerbahçe demolohet nga Aston Villa, Muriqi luajti për 70 minuta

City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

City mposhtet në shtëpi nga kampioni i Evropës

Kujt i pengon Shqipëria në BE?

Kujt i pengon Shqipëria në BE?

Mediumi italian: Transferimi i përgjegjësisë për Urën e Ibrit nga KFOR-i te Policia e Kosovës duket hapur në terren | Momenti