Janë publikuar pamje nga momenti i grabitjes së armatosur në një argjendari në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, e cila ndodhi të hënën, më 16 nëntor, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Express shihet momenti i hyrjes së hajnave të armatosur në argjendari, ku ndodhën të shtëna armësh dhe panik te personat që ndodheshin brenda lokalit.
Pas incidentit, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës kishte dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, duke bërë të ditur se një person ishte plagosur në këmbë, ndërsa dy gra ishin liruar pas kontrollit mjekësor.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se dy të dyshuarit për këtë grabitje janë arrestuar në një aksion të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe Prokurorisë.
KLIKO KËTU për ta parë videon.
Burimi: Insajderi





