Mbledhja e Kuvendit: Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Mbledhja e Kuvendit: Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Mbledhja e Kuvendit: Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila është paraparë të nisë në orën 10:00.

Sponsor 3M Express

Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, transmeton Klankosova.tv.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

-Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.

-Deklarimet jashtë rendit të ditës.

-Pyetjet parlamentare.

-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mbledhja e Kuvendit: Shqyrtohet ndryshimi i Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave | Momenti