Mashtrim me SMS në emër të Parkingjeve të Qendrës në Shkup, qytetarëve u kërkohen 20.000 denarë

Mashtrim me SMS në emër të Parkingjeve të Qendrës në Shkup, qytetarëve u kërkohen 20.000 denarë

Mashtrim me SMS në emër të Parkingjeve të Qendrës në Shkup, qytetarëve u kërkohen 20.000 denarë

NP “Parkingjet e Komunës Qendër” paralajmëron për SMS-mesazhe të rreme, përmes të cilave dërgues të panjohur keqpërdorin emrin e ndërmarrjes, duke i njoftuar qytetarët për gjoja detyrime të papaguara për parkim dhe duke i drejtuar në faqe të rreme interneti për kryerjen e pagesave.

Sponsor 3M Express

Në mesazhe përmenden edhe kërcënime me gjoba prej të paktën 20.000 denarësh, si dhe pezullim të regjistrimit të automjetit në rast se nuk kryhet pagesa.

Nga ndërmarrja informojnë se mesazhet nuk janë dërguar nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” dhe se bëhet fjalë për një tentim mashtrimi në internet (phishing), përmes keqpërdorimit të emrit të ndërmarrjes.

Ata u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos u përgjigjen këtyre mesazheve, të mos hapin lidhjet, të mos vendosin të dhëna personale apo të kartelave bankare dhe të mos kryejnë pagesa përmes tyre.

“Nëse qytetarët tashmë kanë vendosur të dhënat e kartelës së pagesës ose kanë kryer ndonjë pagesë, duhet menjëherë të kontaktojnë bankën e tyre dhe ta denoncojnë rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Për të kontrolluar detyrimet eventuale për parkim, nga NP “Parkingjet e Komunës Qendër” i udhëzojnë qytetarët që të përdorin ekskluzivisht kanalet zyrtare të ndërmarrjes: ueb-faqen www.poc.mk, adresën elektronike info@poc.mk ose numrat e telefonit 02/3212-488 dhe 02/3212-489.
Nga ndërmarrja apelojnë për kujdes të shtuar, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme financiare dhe keqpërdorimit të të dhënave personale”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Lexo edhe

Zhvillime të bujshme në politikën shqiptare: Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

Zhvillime të bujshme në politikën shqiptare: Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së

Irani kërcënon me mbylljen e mëtejshme të Ngushticës së Hormuzit, Katari kërkon rifillimin e negociatave

Irani kërcënon me mbylljen e mëtejshme të Ngushticës së Hormuzit, Katari kërkon rifillimin e negociatave

Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj

Në mesin e të arrestuarve për shtytje në vrasjen e Arlinda Zekajt edhe vjehrra dhe kunati i saj