Qeveria shqiptare shpërblen 2 750 policë për angazhimin e shtuar

Qeveria shqiptare shpërblen 2 750 policë për angazhimin e shtuar

Qeveria shqiptare shpërblen 2 750 policë për angazhimin e shtuar

Këshilli i Ministrave (Shqipëri) miratoi sot vendimin për dhënie shpërblimi punonjësve të Policisë së Shtetit dhe për një shtesë në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, miratuar për vitin 2026.

Ky vendim u miratua në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të ligjit “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe të ligjit  “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme.

Sponsor 3M Express

Sipas vendimit qeveria do të japë  shpërblim financiar në masën prej 269 120 lekësh për 2 750 punonjës të Policisë së Shtetit për angazhimin e shtuar në garantimin e rendit dhe të sigurisë publike.

Në buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në zërin “Shpenzime korrente” të programit buxhetor “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 740 080 000 lekësh.

Efekti financiar, në shumën prej 740 080 000 lekësh, që rrjedh nga zbatimi i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2026.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit përcakton listën emërore të punonjësve të policisë përfitues bazuar në dokumentacionin justifikues dhe kryen procedurat për dhënien e shpërblimit.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kriza ushqimore në Oleshky, Papa Leo kërkon bashkëpunim mes Ukrainës dhe Rusisë

Kriza ushqimore në Oleshky, Papa Leo kërkon bashkëpunim mes Ukrainës dhe Rusisë

Trump për trazirat në Francë: Macroni po bën një gabim të madh

Trump për trazirat në Francë: Macroni po bën një gabim të madh

Salah shënon sërish, Trabzonspor fiton ndaj Besiktas

Salah shënon sërish, Trabzonspor fiton ndaj Besiktas