Masakra në Krakovë trondit Poloninë, shpallen dy ditë zie kombëtare – gjashtë të vrarë dhe 16 të plagosur

Polonia ka shpallur dy ditë zie kombëtare pas sulmit të përgjakshëm në qytetin e Krakovës, ku gjashtë persona u vranë dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Sponsor 3M Express

Vendimi u bë i ditur nga kryeministri polak, Donald Tusk, gjatë një konference për media në Krakovë. Ai njoftoi se e diela, 8 nëntor, dhe e hëna, 9 nëntor, do të jenë ditë zie në të gjithë vendin.

Sulmi ndodhi të shtunën, rreth orës 15:00, në afërsi të Sheshit Kryesor (Rynek Główny), në qendrën historike të Krakovës.

Sipas informacioneve të autoriteteve, i dyshuari hyri me veturë në zonën e sheshit dhe hapi zjarr ndaj kalimtarëve të rastësishëm. Si pasojë, gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 16 të tjerë u plagosën, përfshirë dy policë.

Në mesin e të plagosurve janë edhe pesë shtetas të huaj, ndërsa në mesin e viktimave raportohet të jetë një shtetas britanik.

Policia ndërhyri ndaj sulmuesit, duke e qëlluar dhe më pas arrestuar. Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë bërë të ditur se i dyshuari është shtetas polak, rreth 25 vjeç. Ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, deklaroi se hetimet paraprake kanë evidentuar shenja të ndikimit nga ideologjia e ekstremit të djathtë dhe pikëpamje ultranacionaliste. Megjithatë, motivi i saktë i sulmit ende nuk është përcaktuar.

Ndërkohë, gjatë konferencës për media, kryeministri Tusk zbuloi edhe një zhvillim tjetër tronditës. Në banesën e të dyshuarit, në qytetin Ostrowiec Świętokrzyski, janë gjetur të vdekur tre persona, dy gra dhe një burrë, që dyshohet se janë familjarë të tij.

Autoritetet po hetojnë nëse vdekjet e tyre kanë ndonjë lidhje me sulmin e rëndë në Krakovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Polonia shpall dy ditë zi kombëtare pas sulmit në Krakov, konfirmon kryeministri Tusk

Polonia shpall dy ditë zi kombëtare pas sulmit në Krakov, konfirmon kryeministri Tusk

Shqiptarët e Luginës të dielën garojnë mes vete, çfarë vendoset përmes këtyre zgjedhjeve?

Shqiptarët e Luginës të dielën garojnë mes vete, çfarë vendoset përmes këtyre zgjedhjeve?

Sanchez hap fushatën: Spanja qeveriset nga Spanja, jo nga Washingtoni, Tel Avivi apo Moska

Sanchez hap fushatën: Spanja qeveriset nga Spanja, jo nga Washingtoni, Tel Avivi apo Moska