Martinez kritikon United pas humbjes nga skuadra që e kërkon, Atletico Madrid

Martinez kritikon United pas humbjes nga skuadra që e kërkon, Atletico Madrid

Martinez kritikon United pas humbjes nga skuadra që e kërkon, Atletico Madrid

Kritikat e hapura të Martinez ndaj drejtuesve të klubit anglez mund ta komplikojnë edhe më shumë të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Njëzet e tetë vjeçari i ka shprehur pakënaqësitë pas humbjes së Manchester United 2:0 nga Atletico Madrid të martën, duke kërkuar më shumë investime dhe përforcime për skuadrën.

Sponsor 3M Express

“Sezonin e kaluar patëm një sezon fantastik, por tani jemi larg kreut. Duhet të sjellim më shumë lojtarë për të qenë konkurrues”, ka thënë Martinez.

Ai ka vlerësuar edhe paraqitjen e skuadrës spanjolle, duke theksuar se Atletico Madrid ka një ekip të jashtëzakonshëm dhe e ka merituar fitoren.

“Pres më shumë nga të gjithë. Më shumë investime? Po, 100 për qind. Pres më shumë nga drejtori ynë sportiv, duhet të jem i sinqertë”, ka deklaruar mbrojtësi argjentinas.

Atletico Madrid ka shfaqur interesim për Martinez, ndërsa edhe vetë futbollisti është i interesuar të luajë në La Liga. Një transferim te skuadra e drejtuar nga Diego Simeone konsiderohet një mundësi tërheqëse për të.

Kontrata e Martinezit me Manchester Unitedin skadon në verën e vitit 2027 dhe mbrojtësi nuk pritet ta vazhdojë atë. Për këtë arsye, sezoni aktual mund të jetë i fundit për të në Manchester.

Deklaratat e tij kanë nxitur debat rreth situatës në klub. Disa e konsiderojnë kritikën e tij të arsyeshme, duke pasur parasysh nevojën për përforcime, ndërsa të tjerë mendojnë se ai po përpiqet të distancohet nga problemet e skuadrës, në një kohë kur edhe paraqitjet e tij janë vënë në pikëpyetje.

Ndërkohë, presioni mbi trajnerin Michael Carrick vazhdon të rritet, ndërsa problemet e Manchester United tashmë nuk lidhen vetëm me rezultatet dhe stolin e trajnerit, por edhe me drejtimin e klubit dhe të ardhmen e disa lojtarëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

Protestuesit sulmojnë godinën e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

Vinícius pezullohet me katër ndeshje në La Liga, mungon ndaj Barcelonës

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

12 vjet nga droni “Autochthonous” në Beograd

Martinez kritikon United pas humbjes nga skuadra që e kërkon, Atletico Madrid | Momenti