Manchester United në krizë, fitorja e fundit ndaj Sabah Baku

Manchester United në krizë, fitorja e fundit ndaj Sabah Baku

Manchester United në krizë, fitorja e fundit ndaj Sabah Baku

Humbja e fundit në “Stamford Bridge” e ka thelluar edhe më shumë krizën te skuadra angleze, e cila ka rikthyer një statistikë negative që nuk ishte përsëritur prej gati dyzet vitesh.

Për herë të fundit, Manchester United kishte kaluar nëntë ndeshje radhazi pa fitore në vitin 1988, kur skuadra drejtohej nga Sir Alex Ferguson, i cili atëkohë ishte ende në fillimet e punës së tij në “Old Trafford”.

Sponsor 3M Express

Në nëntë ndeshjet e fundit, United ka regjistruar gjashtë humbje dhe tri barazime. Gjatë kësaj periudhe, ekipi ka shënuar vetëm gjashtë gola, ndërsa ka pranuar tetëmbëdhjetë.

Fitoren e fundit në këtë sezon, United e ka regjistruar në shtator, kur kishte mposhtur Sabah në Champions League.

Rezultatet e dobëta kanë shtuar shqetësimet për gjendjen e skuadrës, e cila po vazhdon të zhgënjejë dhe po e ka gjithnjë e më të vështirë të dalë nga kriza, ndërsa vëmendja tashmë është edhe te e ardhmja e Michael Carrickut në stolin e klubit anglez.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?

A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të Narendra Modit në Delhi të Indisë

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë kundër regjimit të Narendra Modit në Delhi të Indisë

Altman kritikon përdorimin e RAM-it në kompjuterët personalë, deri në 40 për qind e prodhimit mund të përfundojë në duart e OpenAI

Altman kritikon përdorimin e RAM-it në kompjuterët personalë, deri në 40 për qind e prodhimit mund të përfundojë në duart e OpenAI