Malaj për rastet e rënda në Gjilan: Po jetojmë në një kohë shumë të vështirë… (VIDEO)

Malaj për rastet e rënda në Gjilan: Po jetojmë në një kohë shumë të vështirë… (VIDEO)

Malaj për rastet e rënda në Gjilan: Po jetojmë në një kohë shumë të vështirë… (VIDEO)

Pedagogia Nora Malaj ka komentuar tri vrasjet e ndodhura në rajonin e Gjilanit gjatë tri ditëve të fundit, duke i cilësuar ngjarjet si tepër të rënda dhe duke ngritur shqetësimin për mënyrën e menaxhimit të emocioneve dhe konflikteve brenda familjes.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, Malaj ka folur për faktorët që, sipas saj, ndikojnë në përshkallëzimin e situatave të caktuara, duke përmendur inatin, pasionin dhe vështirësitë në kontrollin e emocioneve, transmeton Klankosova.tv.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Janë ngjarje që duken si seria për të kuptuar se çfarë po ndodhë me familjen dhe cila është mënyra se si menaxhohen emocionet në situata të caktuara, apo inati, apo pasioni”, është shprehur Malaj.

Ajo ka theksuar se në raste të tilla, emocionet mund të tejkalojnë arsyetimin, duke krijuar situata që mund të përfundojnë me pasoja të rënda.

“Dhe të gjitha këto krijojnë ato që quhen vepra pasioni, ku dalin përtej rrafshit të të menduarit”, ka thënë ajo.

Malaj ka vlerësuar se shoqëria po përballet me një periudhë të vështirë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve për të ruajtur lidhjet familjare dhe për të menaxhuar sfidat brenda dhe jashtë familjes.

“Duhet të kuptojmë që po jetojmë në një kohë shumë të vështirë, në një kohë të vështirë ku të mbash familjen të lidhur, do të thotë që duhet të bësh një punë të jashtëzakonshme si brenda familjes ashtu edhe jashtë saj”, ka deklaruar Malaj në Klan Kosova.

Lexo edhe

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mban seancë të enjten

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës