Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave në vend, duke paralajmëruar se personat përgjegjës për dëmtimin e institucioneve publike dhe bizneseve do të përballen me drejtësinë.

Përmes një deklarate, Macron ka theksuar se ata që kanë sulmuar prefekturat dhe bizneset, si dhe kanë plaçkitur ndërtesat komunale, do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen.
“Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë”, ka deklaruar Macron.
Ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen për forcat e rendit, të cilat, sipas tij, kanë për detyrë të garantojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar.
“Për forcat e rendit, garantues të së drejtës për të demonstruar, unë them mbështetje nga Kombi”, ka thënë presidenti francez.
Macron ka bërë thirrje për unitet kundër atyre që i ka cilësuar si “mbjellës të kaosit”, duke i akuzuar se synojnë të rrëzojnë institucionet dhe të pengojnë qytetarët që të shprehin paqësisht kërkesat e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Macron dënon dhunën në protesta: Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




