Sami Lushtaku, Kryetari i Komunës së Skenderajt, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, pasi iu bashkua protestuesve që po kërkojnë miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
“Kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit, i cili me mashtrime dhe rrena ka ardhur në pushtet dhe vazhdon kështu. Për karrigen e vet nuk e miraton një ligj që nuk është për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por është për shtetin e Kosovës, gjakun dhe sakrificën jo vetëm të ushtarëve të UÇK-së, por të popullit. UÇK-ja nuk ka qenë e Hashim Thaçit e as e individit, por e popullit shqiptar. Po flas për shqiptarë, jo për këta që e kanë gjakun e përzier me gjakun e serbëve. Këtu ka polici që e kanë udhëhequr edhe mbrëmë, çka ka ndodhur këtu. Njerëz që baballarët e tyre janë në Serbi, atje me emra dhe mbiemra”, tha ai, sipas KosovaPress.
Lushtaku akuzoi pushtetin për manipulim të policisë dhe përdorim të forcës ndaj protestuesve.




