Lushaku-Sadriu: Dhuna dhe kërcënimet janë problem shoqëror, duhet reagim serioz

Lushaku-Sadriu: Dhuna dhe kërcënimet janë problem shoqëror, duhet reagim serioz

Lushaku-Sadriu: Dhuna dhe kërcënimet janë problem shoqëror, duhet reagim serioz

Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Lushaku-Sadriu tha se shteti duhet të reagojë fuqishëm, ndërsa Policia duhet t’i trajtojë me seriozitet kërcënimet dhe Prokuroria e Gjykata të veprojnë me kohë.

“Kjo gjendje kërkon reagim serioz, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga e gjithë shoqëria”, tha ajo.

Sponsor 3M Express

Tutje Lushaku-Sadriu theksoi se dhuna nuk fillon domosdoshmërisht me përdorimin e armëve, por shpesh nis me fyerje, kërcënime dhe përpjekje për ta frikësuar apo nënshtruar tjetrin.

“Dhuna nuk fillon gjithmonë me armë. Gjithmonë fillon me fjalë, me fyerje, me kërcënime, me përpjekje për ta frikësuar dhe nënshtruar tjetrin. Fillon kur dikush mendon se ka të drejtë ta kontrollojë gruan, ta kontrollojë një familjar, apo ta heshtë dikë që mendon ndryshe”, ka deklaruar ajo.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Lushaku-Sadriu: Dhuna dhe kërcënimet janë problem shoqëror, duhet reagim serioz | Momenti