Avokati Leutrim Syla, në emisionin “Kosova Today” ka bërë të ditur se Remzi Arifi, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij në Pogragjë të Gjilanit, pas pretendimit që është lokalizuar, siç thotë ai, tashmë ai mund të ndërtojë një alibi që t’i ndihmojë në fazën e gjykimit.

Ai bëri thirrje që disa informacione të rëndësishme për hetimin, të mos bëhen publike, transmeton Klankosova.tv.
“Në raport me deklaratën që ka dhënë nëna, konsideroj që është një indicie e mjaftueshme për ta dërguar në hetim që kryerësi ka qenë babai i viktimës, dhe në këtë rast që i njëjti është larguar, konsideroj që është një pistë e qartë nga duhet të drejtohen hetimet”, tha Syla.
“Në rastin kur edhe pretendohet i lokalizuar, mund të thërras dëshmitarë, të ndikojë persona apo edhe të ndërtojë alibi, që mund të i ndihmojnë gjatë fazës së gjykimit”, tha ai.
Shënim: Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.




