Llapi ka marrë tri pikë të mëdha në udhëtim te Malisheva duke fituar me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Batatinës ka fituar një ndeshje të madhe në “Liman Gegaj”, duke ardhur nga disavantazhi i pjesës së parë për të fituar në ndeshjen e dytë dhe për të shkuar në një seri prej tri fitoreve radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën t’i shënojnë edhe dy gola, kundrejt një të mysafirëve.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas 23 minutave lojë me anë të Xhemal Ibishit, i cili shënoi për 1-0, por pas vetëm dy minutave ishte Fiton Ademi, i cili barazoi shifrat në 1-1.
Në minutën e 40-të, vendasit arritën të gjejnë përsëri golin me anë të Kreshnik Ukës, i cili shënoi për 2-1 dhe dërgoi Malishevën në pushim me epërsi të merituar.
Në pjesën e dytë, Llapi u tregua skuadër më e fortë, krijoi më shumë dhe arriti të shënoj edhe dy gola për të fituar ndeshjen dhe tri pikët shumë të vlefshme.
Ishte përsëri Ademi, i cili në minutën e 61-të shënoi për 2-2, ndërsa në minutën e 82-të ishte Pjero Skaric që shënoi për fitoren e Llapit 3-2.
Pas kësaj fitore, Llapi ikën nga pozita e nëntë në të tetën me 14 pikë, ndërsa Malisheva mbetet e dyta me 30 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Malisheva luan në udhëtim te Ballkani, ndërsa Llapi e pret Drenicën. /Telegrafi/





