LIVE| Kurti: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, kandidatët tanë të rinj për president

LIVE| Kurti: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, kandidatët tanë të rinj për president
Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur një propozim të ri lidhur me miratimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës. Në një konferencë për media, Kurti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të deklarohet publikisht se i gjithë Grupi Parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në […]

Kryeministri Albin Kurti ka paraqitur një propozim të ri lidhur me miratimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të deklarohet publikisht se i gjithë Grupi Parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për Presidentin.

Kurti ka thënë se, nëse Hamza jep këtë zotim, sipas tij, ata do ta votojnë menjëherë edhe leximin e dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Propozimi ynë më i ri është ky: Meqë nuk po mund të arrijë ta takojë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të del sonte dhe të zotohet që i gjithë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës merr pjesë me votë në zgjedhjen për president dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë, nëse ata mendojnë që nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72 orësh ndërmjet dy leximeve”.

“Ne ua votojmë Projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht, e mandej sonte menjëherë votimi për President, Glauku ose Feridja”, u shpreh ai.

Lexo edhe

Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

Kurti propozon Justina Shiroka-Pulën për presidente

Protesta vijon: Rritet numri i protestuesve, kërkohet miratimi i ligjit

Protesta vijon: Rritet numri i protestuesve, kërkohet miratimi i ligjit

“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës (VIDEO)

“Policia është e jona, mos e gjuani”, thirrja e organizatorëve të protestës (VIDEO)

LIVE| Kurti: Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti, kandidatët tanë të rinj për president | Momenti