Një deklaratë e moderatorit Fidan Jupolli u bë shkas që ai të përballej me kërcënime dhe ofendime të shumta.

Raste të ngjashme, sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, përjetojnë edhe shumë punonjës të tjerë të mediave në vend, raporton Klan Kosova.
Sipas AGK-së, kërcënimet dhe sulmet e tilla, e vështirësojnë ushtrimin e këtij profesioni.
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, shpresat i mban te e para e shtetit, Justina Shiroka – Pula, që të ndërmarrë hapa karshi cenimit të fjalës së lirë.
Profesoresha e marrëdhënieve me publikun, Afërdita Maliqi, vlerëson se këto reagime dëmtojnë demokracinë.
Përveç gazetarëve, edhe qytetarët kosovarë shpesh përballen me ofendime në rrjete sociale për shkak të bindjeve politike.
Kronika në vijim sjell detaje:



