Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen

Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen

Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si hap pozitiv reagimin e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, lidhur me ligjin e ri të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Limaj, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës dhe e ka cilësuar daljen publike të Trendafilovës për të dhënë sqarime si shenjën e parë të efektit të ligjit.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se Trendafilova, sipas tij, nuk e ka komentuar drejtpërdrejt ligjin e ri, por është përqendruar në interpretimin e bazës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara.

Sipas Limajt, kryetarja e këtij institucioni nuk ka të drejtë të komentojë apo interpretojë ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa vlerësoi se ajo ka qenë e kujdesshme në deklarimin e saj.

“Së pari besoj që ky reagim vjen si pasojë e veprimeve konkrete të Kosovës, Ligjit, nuk duhet të kishin një reagim të tillë siç s’kanë pasur tash e gjashtë vite, efektet e para dhe shenjat e para të efektit të ligjit është detyrimi i zonjës Trandafilova për të dalë me dhënë këtë sqarim e prononcim dhe kjo është shenja e parë e efektit të ligjit. Unë e pashë edhe prononcimet e njerëzve rreth deklaratës së saj – së pari dua të them që kryetarja e Dhomave të Specializuara, nuk ka komentuar ligjin dhe s’ka të drejt të komentojë ligjin sic e patë edhe ju. Nuk e komentoj ligjin që është nxjerr por interpretoj mbi bazën e ligjit që punojnë dhe ishte shumë e kujdesshme në këtë drejtim sepse e dinë që nuk ka të drejtë me i interpretu ligjet e Kosovës e ato që i nxjerr Kuvendi i Kosovës – ligjin e ri me shumë kujdes e dimë se nuk ka të drejtë ta komentoj e interpretoj. Për mua është një hap pozitiv vetë detyrimi i saj me dalë me i dhanë disa sqarime pavarësisht çka tha tregon efektet e para të ligjit sepse këta tash e sa vite i ka shoqëruar arroganca, moskomunikimi e mos transparenca siç e dini edhe ju – këta e kanë parë të nevojshme me fol nëpër zyre e jo me ju drejtua qytetarëve të Kosovës në emër të të cilëve gjykojnë e punojnë”, u shpreh Limaj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome

Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës e plumba gome

Blerja e shtëpive po bëhet më e vështirë në Gjermani, kreditë hipotekare arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009

Blerja e shtëpive po bëhet më e vështirë në Gjermani, kreditë hipotekare arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2009

Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

Kosova dhe Austria finalizojnë marrëveshjen për bashkëpunim gjyqësor

Limaj: Reagimi i Trendafilovës është shenja e parë e efektit të ligjit të ri për Specialen | Momenti