Qeveria ka zgjatur masën për uljen e taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH) për naftën nga 18 në 10 përqind, si dhe masën për uljen e akcizës për karburantet, deri më 2 nëntor 2026, njoftoi ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në Facebook.

Kjo masë, siç thekson ministrja, kontribuon në lehtësimin e presioneve të çmimeve mbi çmimet me pakicë të karburanteve dhe uljen e barrës financiare mbi qytetarët dhe ekonominë.
“Ne vazhdojmë të monitorojmë me kujdes situatën në tregjet ndërkombëtare dhe të marrim masa në kohë për të mbrojtur standardet e jetesës dhe për të ruajtur stabilitetin ekonomik”, theksoi Ministrja e Financave.




