LEX | Vrasja për një vendparkim në Suharekë – Prokuroria kërkon paraburgim për Rrahim Hotin, dyshohet se shtiu para gruas dhe vajzës së mitur të viktimës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Rrahim Hotit, i dyshuar për vrasjen e rëndë të ndodhur më 18 nëntor 2026, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë.

Sponsor 3M Express

Hoti dyshohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 12:03, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkimin e automjeteve.

I dyshuari Rrahim Hoti dyshohet se ka shtënë disa herë me armë zjarri të tipit “Sig Sauer” në drejtim të viktimës S.D., fillimisht përmes xhamit të automjetit dhe më pas edhe pasi kishte hapur dyert e tij.

Nga të shtënat me armë zjarri, sipas Prokurorisë, ishte rrezikuar edhe jeta e bashkëshortes së viktimës dhe vajzës së tyre të mitur, të cilat ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Pas plagosjes, viktima ishte dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, e më pas në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij.

U largua nga vendi i ngjarjes, policia ia sekuestroi armën dhe municionin

Pas të shtënave, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por më vonë ishte lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, zyrtarët policorë kishin gjetur dhe sekuestruar armën që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale, dy karikatorë dhe 24 fishekë.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të banesës së tij, ishin gjetur edhe 47 fishekë të tjerë.

Prokuroria: Rrahim Hoti ishte dënuar më parë për vrasje në Zvicër

Një tjetër detaj i rëndësishëm i bërë publik nga Prokuroria është e kaluara penale e të dyshuarit.

Sipas organit të akuzës, Rrahim Hoti rezulton të ketë qenë i dënuar më parë nga autoritetet zvicerane për veprën penale të vrasjes.

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës lidhur me kërkesën e Prokurorisë.

Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer

Rama i kundërpërgjigjet Kurtit për Lojërat Mesdhetare: Pagesat s’i keni kryer, email-at s’i keni kthyer

Abdixhiku kritikon politikat ekonomike të Qeverisë: Me këtë trend, na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e BE-së

Abdixhiku kritikon politikat ekonomike të Qeverisë: Me këtë trend, na duhen 80 vjet për ta arritur mesataren e BE-së

Tre shqiptarë arrestohen në Torino, në banesën e tyre gjenden rreth tre kilogramë kokainë dhe një armë

Tre shqiptarë arrestohen në Torino, në banesën e tyre gjenden rreth tre kilogramë kokainë dhe një armë