LEX | Supremja ia hedh poshtë IKD-së padinë për shfuqizimin e një dispozite të Rregullores së ATK-së

LEX | Supremja ia hedh poshtë IKD-së padinë për shfuqizimin e një dispozite të Rregullores së ATK-së

LEX | Supremja ia hedh poshtë IKD-së padinë për shfuqizimin e një dispozite të Rregullores së ATK-së

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të palejueshme padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), përmes së cilës është kërkuar shfuqizimi i një dispozite të Rregullores për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Sponsor 3M Express

Vendimi është marrë më 13 tetor 2026, jashtë seancës gjyqësore, gjatë shqyrtimit paraprak të lejueshmërisë së padisë së paraqitur nga IKD-ja, e përfaqësuar nga drejtori ekzekutiv, E.M., kundër Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës.

Padia kishte për objekt shfuqizimin e paragrafit 2 të nenit 50 të Rregullores Nr. 01/2026 për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës për Zyrtarët e ATK-së, të miratuar më 27 prill 2026.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, gjatë shqyrtimit paraprak është vlerësuar nëse IKD-ja i plotëson kushtet ligjore për të kërkuar shfuqizimin e një akti nënligjor normativ.

Duke u bazuar në nenin 25 të Ligjit Nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative, Gjykata ka konstatuar se nga provat e bashkëngjitura në padi nuk është vërtetuar se IKD-ja bën pjesë në kategorinë e subjekteve që mund të kërkojnë shfuqizimin e aktit të kontestuar në rrethanat e këtij rasti.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se paditësi nuk është prekur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga zbatimi praktik i rregullores dhe se nuk është dëshmuar ekzistimi i interesit juridik për ta kundërshtuar atë përmes padisë së paraqitur.

Sipas arsyetimit të Gjykatës, dispozita e kontestuar prek drejtpërdrejt një kategori të caktuar dhe të kufizuar personash që ushtrojnë ose kanë ushtruar pozita të caktuara profesionale. Gjykata ka vënë në dukje se personat të cilëve u referohet kjo dispozitë nuk kanë paraqitur pretendime për vlerësimin e ligjshmërisë së aktit nënligjor.

Në aktvendim, Gjykata Supreme i është referuar dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative që përcaktojnë kushtet për paraqitjen e padive për shfuqizimin e akteve nënligjore normative, shqyrtimin paraprak dhe rastet kur një padi mund të hidhet poshtë si e palejueshme.

“Gjykata ka theksuar se, në përputhje me nenin 38, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5, të këtij ligji, padia hidhet poshtë kur nuk plotësohet ndonjëri nga kushtet e përgjithshme ose të veçanta procedurale të përcaktuara me ligj. Ndërkaq, neni 35 përcakton detyrimin e Gjykatës që, para shqyrtimit të çështjes në themel, të vlerësojë lejueshmërinë e padisë dhe përmbushjen e kushteve procedurale. Gjykata ka sqaruar se, ndonëse në raste të caktuara, përfshirë rastet që kanë të bëjnë me pensionistët dhe kategori të tjera të cenueshme, u është njohur legjitimiteti palëve paditëse, kjo nuk nënkupton se çdo subjekt ka automatikisht legjitimitet për të kundërshtuar çdo akt nënligjor normativ. Meqenëse çështja e legjitimitetit procedural është vlerësuar si çështje paraprake, Gjykata Supreme nuk është lëshuar në shqyrtimin e meritave të kërkesëpadisë dhe nuk ka vendosur për ligjshmërinë e paragrafit 2 të nenit 50 të Rregullores Nr. 01/2026.”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Supremja ia hedh poshtë IKD-së padinë për shfuqizimin e një dispozite të Rregullores së ATK-së appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

LEX | Supremja ia hedh poshtë IKD-së padinë për shfuqizimin e një dispozite të Rregullores së ATK-së | Momenti