LEX | Shtyhet seanca “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihet mirë me shëndet

LEX | Shtyhet seanca “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihet mirë me shëndet

LEX | Shtyhet seanca “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihet mirë me shëndet

Është shtyrë seanca e sotme në rastin e njohur si “Capat dhe Sekiraqët”, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Fatos Abazi, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Abazi ka deklaruar para trupit gjykues se nuk ndihet mirë me shëndet, çka ka çuar në shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në seancën e sotme pritej të vazhdonte administrimi i provave materiale, përkatësisht dëgjimi i audioincizimeve të përgjimeve të Robert Llumnicës, si dhe dëgjimi i ekspertit të balistikës.

Kjo shtyrje vjen vetëm dy ditë pas seancës së karakterizuar me tensione ndërmjet palëve, ku Salih Sekiraqa kishte kërkuar të kthehej në qeli, ndërsa kishte insistuar në publikimin e të gjitha përgjimeve.

Gjykimi ndërlidhet me përplasjen e armatosur të 1 shtatorit 2024, në lagjen Aktash të Prishtinës, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi dhe u plagosën pesë persona.

Për këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave, të cilët ngarkohen me vepra të ndryshme penale, përfshirë vrasjen e rëndë, vrasjen e rëndë në tentativë, manipulimin me prova dhe armëmbajtjen pa leje.

Endrit Llapashtica dhe Dardan Marevci po gjykohen në mungesë, ndërsa ndaj Vesel Bunjakut procedura është veçuar.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Hynë në pronën e çiftit mbretëror britanik, dy shqiptarë përfundojnë në pranga

Hynë në pronën e çiftit mbretëror britanik, dy shqiptarë përfundojnë në pranga

Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj zyrtarit doganor në Podujevë

Sindikata e Doganës dënon sulmin ndaj zyrtarit doganor në Podujevë

Shtyhet seanca në rastin “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihej mirë me shëndet

Shtyhet seanca në rastin “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihej mirë me shëndet

LEX | Shtyhet seanca “Capat dhe Sekiraqët”, Fatos Abazi deklaron se nuk ndihet mirë me shëndet | Momenti