LEX | Babai dhe motra e vëllezërve Salihu dëshmojnë në rigjykim – për vrasjen mësuan kur Policia hyri në shtëpi

LEX | Babai dhe motra e vëllezërve Salihu dëshmojnë në rigjykim – për vrasjen mësuan kur Policia hyri në shtëpi

LEX | Babai dhe motra e vëllezërve Salihu dëshmojnë në rigjykim – për vrasjen mësuan kur Policia hyri në shtëpi

Babai dhe motra e Besnik dhe Ilaz Salihut dëshmuan të mërkurën në rigjykimin për vrasjen e Salih Salihut në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Para Gjykatës Themelore në Prishtinë, ata thanë se nuk kishin ditur asgjë për ngjarjen deri në momentin kur Policia kishte hyrë në shtëpinë e tyre, raporton Drejtësia nga Sinjali.

Sponsor 3M Express

Të dy dëshmitarët deklaruan gjithashtu se familja e tyre nuk kishte pasur probleme me askënd.

Pas dëgjimit të tyre, trupi gjykues kaloi te fjalët përfundimtare. Prokuroria bëri të ditur se e kishte gati fjalën përfundimtare nga gjykimi i parë. Mbrojtja, e caktuar sipas detyrës zyrtare, kundërshtoi vazhdimin e seancës në këtë fazë, duke deklaruar se nuk ishte e gatshme ta paraqiste fjalën përfundimtare.

Gjykata caktoi vazhdimin e seancës për të premten, më 13 nëntor, kur pritet të paraqiten fjalët përfundimtare.

Besnik Salihu ishte dënuar me 25 vjet, Ilaz Salihu ishte liruar nga akuza

Rasti po shqyrtohet sërish pasi Gjykata e Apelit e ktheu në rigjykim. Në gjykimin e parë, më 11 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar Besnik Salihun me 24 vjet burgim për vrasje dhe me një vit e gjashtë muaj për armëmbajtje pa leje, duke i shqiptuar dënim unik prej 25 vjetësh burgim.

Në atë aktgjykim, gjykata e kishte rikualifikuar veprën nga “Vrasje e rëndë” në “Vrasje” dhe kishte vendosur t’ia vazhdonte Besnik Salihut masën e paraburgimit.

Ilaz Salihu ishte liruar nga akuza për ndihmë në kryerjen e vrasjes, pasi gjykata kishte vlerësuar se nuk ishte provuar se ai e kishte kryer veprën penale. Palët e dëmtuara ishin udhëzuar që kërkesën pasurore-juridike ta realizonin në procedurë civile.

Çfarë pretendon Prokuroria

Sipas aktakuzës, ngjarja ndodhi më 26 mars 2023, rreth orës 18:08, në Dumnicë të Epërme të Podujevës. Prokuroria pretendon se, pas një mosmarrëveshjeje, Besnik Salihu iu afrua papritur Salih Salihut dhe e qëlloi dy herë, një herë me pistoletë dhe një herë me armë të gjatë. Salih Salihu vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Besnik Salihu, sipas aktakuzës, u largua nga aty.

Prokuroria e ngarkon Besnik Salihun edhe për posedimin pa leje të dy armëve. Sipas akuzës ndaj Ilaz Salihut, ai e kishte ndihmuar me dashje të vëllanë duke i premtuar se do t’i fshihte provat e veprës penale.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pas Italisë, kërcënime me email edhe në Skoci e Irlandën e Veriut – alarmohen qindra shkolla

Pas Italisë, kërcënime me email edhe në Skoci e Irlandën e Veriut – alarmohen qindra shkolla

Sveçla: Lufta kundër krimit dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur

Sveçla: Lufta kundër krimit dhe trafikimit të armëve mbetet e palëkundur

Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë

Tahiri: Raporti i BE-së nuk është dokument i opozitës, Qeveria duhet të reflektojë