Zekolli: Autostrada Shkup-Bllacë do të lëshohet në përdorim në verën e vitit 2030

Zekolli: Autostrada Shkup-Bllacë do të lëshohet në përdorim në verën e vitit 2030

Zekolli: Autostrada Shkup-Bllacë do të lëshohet në përdorim në verën e vitit 2030

Përveç tokës së shtetit, traseja e segmentit të dytë të autostradës Shkup-Bllacë do të shtrihet nëpër 304 prona të ndryshme private. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se deri më tani kanë mbetur vetëm 45 parcela pa u shpronësuar. Byroja për ekspertizë ligjore po merret me çështjet pronësore juridike, disa pre të cilave kanë shkuar përmes instancave gjyqësore.

Sponsor 3M Express

Sipas autoriteteve procedura e shpronësimit po zbatohet në tri kategori: tokë bujqësore e kategorisë së 3 dhe të 4 prej 960 den/m2; tokë bujqësore e kategorisë së 1 dhe të 2 prej 1,200 den/m2; dhe toka ndërtimore pa leje ndërtimi prej 3,000den/m2. Zëvendësministrja e transportit Kaltrina Zekolli thotë se procedura e shpronësimit po ecën mbarë dhe se pret që ky segment të kryhet plotësisht deri në verën e 2030-ës.

“Për projektin Shkup-Bllacë, siç e dini në muajin gusht më saktë me 26.08 dhamë leje për ndërtim si Ministri e Transportit, ndërsa pjesën tjetër e ka Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’, të cilët janë si investitorë. Kanë filluar punimet në terren! Ka pasur një hapësirë 60 ditore për realizuesin e punimeve por edhe për mbikëqyrësin për t’ju dhënë leje për fillimin e ndërtimit, punëtorëve që do ta realizojnë këtë projekt, por edhe mbikëqyrësi që të akomodohet në aspektin e pajisjeve që do të sistemohen në terrenin ku do të punohet, zyrat e tyre ku do të mbikëqyrin realizimin e punimeve e kështu me radhë”, tha Zekolli.

Me projektin janë paraparë 5 tunele në të dyja anët, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse anësore ose rreth 40 objekte siç i quajnë ndërtuesit. Afati për ndërtimin e kësaj rruge është për 4 vite. Për investimin e segmentit dytë Shkup-Bllacë është marrë kredi prej 167,6 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa granti nga korniza e BE-së për Ballkanin Perëndimor prej 30,82 milionë euro dhe pjesa e mbetur prej 23,58 milionë eurove financohet nga buxheti i N.P. “Rrugët Shtetërore”.

“Jam shumë optimiste dhe besoj që do të realizohet, siç e kemi theksuar se do të kryhen edhe më shpejtë. Mendoj që kur ka një vullnet politik, një seriozitet dhe jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij projekti. Por, nga ana tjetër e kemi të siguruar edhe buxhetin total, kemi koordinim të mirë me realizuesin dhe me mbikëqyrësin i cili u caktua. Si Ministri e Transportit kemi gjithashtu mbikëqyrje të vazhdueshme që bëjmë tek Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’, nuk shoh ndonjë elementi që do ta pengonte ecurinë e punimeve”, deklaroi Zekolli.

Vetëm projektimi kushtoi 3.1 milionë euro, para të siguruara nga grantet, për projektuesit SH.A. “Omega” dhe “Hill International”.

Autostrada ka nga dy korsi vozitjeje në të dyja drejtimet, secila me gjerësi nga 3,5 m. dhe nga një korsi emergjente me nga 2,5m dhe gjerësia totale e autostradës arrin në 27,5m.

Kompania që do e ndërtoj segmentin e autostradës prej 10,5 km është “Granit”, e cila ka firmosur kontratën me shtetin dhe që nisi punimet në terren dhe do të kushtojë 222 milionë euro së bashku me pesë vjet mirëmbajtje pas inaugurimit të rrugës, e cila pritet të bëhet në verën e vitit 2030. Kujtojmë që segmenti i parë prej 2 km i autostradës Shkup-Bllacë u zvarrit ndër vite gjatë ndërtimit dhe po ashtu mbeti e ndërtua si një rrugë pa krye për disa vite.

Lexo edhe

Dhunë ndaj gruas në Gjakovë, burri e shtyn dhe e shkul perden nga nervoza – përfundon në ndalim për 48 orë

Dhunë ndaj gruas në Gjakovë, burri e shtyn dhe e shkul perden nga nervoza – përfundon në ndalim për 48 orë

Lëndimi i rëndë i Manuel Neuer

Lëndimi i rëndë i Manuel Neuer

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

“Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin në Hagë

Zekolli: Autostrada Shkup-Bllacë do të lëshohet në përdorim në verën e vitit 2030 | Momenti