Lejla nuk e beson kërkimfaljen e Jonës, dyshja përballen sërish në një debat të tensionuar

Lejla nuk e beson kërkimfaljen e Jonës, dyshja përballen sërish në një debat të tensionuar

Lejla nuk e beson kërkimfaljen e Jonës, dyshja përballen sërish në një debat të tensionuar

Jona dhe Lejla janë përballur sërish në një debat, kësaj radhe me Jonën në studion e emisionit “Big Talk”, ndërsa Lejla ka qenë e kyçur përmes një lidhjeje telefonike.

Sponsor 3M Express

Gjatë bisedës, Lejla u shpreh se kërkimfalja që Jona ia kishte bërë para disa javësh në BBVK nuk i ishte dukur e sinqertë.

“Atë kërkim-falje që e ka bë nuk e ka pas seriozisht, pasi është tu vazhdu me story-t kundër Valdetit dhe Valdrinën”, u shpreh Lejla.

Ndërkaq, Jona iu përgjigj menjëherë, duke thënë se gjithmonë ka komentuar formatin e Big Brother. Gjatë diskutimit, Jona gjithashtu i tha Lejlës se nuk e di as përkufizimin e fjalës bullizëm. Ajo shtoi se është vetë person ironik dhe se bën ironi edhe me veten.

“Një send që nuk mundesh me ba oshtë me ma ndalu gojën mua”, u shpreh Jona.

Më pas, Jona vazhdoi duke i thënë Lejlës se ajo e kishte shfrytëzuar ballafaqimin në Big Brother për përfitimet e saj personale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dragashi përballet me reshjet e para të borës, kërkohet edhe ndihmë vullnetare

Dragashi përballet me reshjet e para të borës, kërkohet edhe ndihmë vullnetare

Macja vrapon nëpër apartament natën: pse e bën këtë dhe si ta qetësosh para se të flejë

Macja vrapon nëpër apartament natën: pse e bën këtë dhe si ta qetësosh para se të flejë

SHBA në alarm nga moti ekstrem, mijëra banesa pa energji elektrike, përmbytje dhe dëme të shumta

SHBA në alarm nga moti ekstrem, mijëra banesa pa energji elektrike, përmbytje dhe dëme të shumta