Stuhi e fortë ere dhe shiu në Kukës, përmbyten rrugët dhe rrezikohen akset malore nga rënia e gurëve

Kukësi është përfshirë nga një stuhi e fortë ere dhe shiu këtë mesditë, duke sjellë probleme në disa zona të pellgut dhe në njësitë administrative. Reshjet intensive dhe era e fortë vijojnë prej rreth dy orësh, ndërsa situata mbetet problematike.

Sponsor 3M Express

Si pasojë e reshjeve të dendura, shumë rrugë në zonat rurale, por edhe në lagje të ndryshme të qytetit të Kukësit, kanë prezencë uji, duke vështirësuar qarkullimin.

Probleme raportohen edhe në akset malore, ku vijon të ketë rrezik për rënien e gurëve dhe rrëshqitjen e dherave.

Në këto kushte, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në akset e Qafë Shllakut, Bushtricës, Shishtavecit, Valbonës dhe Qafë Morinës, ku reshjet kanë sjellë prezencë uji dhe rënie gurësh në rrugë.

Kjo situatë rikthen shqetësimin për pasojat e motit të keq në këtë zonë, pasi vetëm një javë më parë, era e fortë dhe rritja e prurjeve të lumenjve shkaktuan dëme në disa ura si ajo e Mërturit.

Si pasojë, u dëmtuan disa ura, si dhe një shkollë në Njësinë Administrative Zapod./Tch/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Pse disa njerëz vendosin një gotë ujë pranë shtratit para se të flenë? Arsyeja mund t’ju habisë

Pse disa njerëz vendosin një gotë ujë pranë shtratit para se të flenë? Arsyeja mund t’ju habisë

Ky buton në lavatriçe ndihmon tharjen më të shpejtë të rrobave gjatë dimrit

Ky buton në lavatriçe ndihmon tharjen më të shpejtë të rrobave gjatë dimrit

Policia vë në aksion dronët në një demonstrim praktik, të pranishëm ambasadorë të huaj

Policia vë në aksion dronët në një demonstrim praktik, të pranishëm ambasadorë të huaj