Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe

Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe

Amerika, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia zhvillojnë stërvitje shumëkombëshe

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për zhvillimin e ushtrimit shumëkombësh “VALOR SHIELD 2026”, në të cilin morën pjesë Forcat e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës dhe forcave partnere nga SHBA-ja, Shqipëria dhe Kroacia.

Sponsor 3M Express

Sipas ambasadës, stërvitja u zhvillua në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe kishte për qëllim forcimin e aftësive të operacioneve speciale, rritjen e ndërveprimit mes forcave pjesëmarrëse dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se ushtrimi u mbështet dhe u realizua me kontribut të konsiderueshëm të Ambasadës amerikane dhe Grupit të saj Ushtarak (MILGP).

Ambasada ka ritheksuar përkushtimin e SHBA-së për mbështetjen e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe forcimin e partneriteteve me aleatët.

Lexo edhe

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

Shiroka Pula vlerëson mbështetjen sllovene për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka Pula vlerëson mbështetjen sllovene për integrimin evropian të Kosovës

KRU “Gjakova” njofton: Uji në Rekën e Keqe është i sigurt për pije

KRU “Gjakova” njofton: Uji në Rekën e Keqe është i sigurt për pije