Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve

Kylian Mbappe ka thyer një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, duke u bërë futbollisti më i ri në histori që arrin kuotën e 100 paraqitjeve në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi i Real Madridit e arriti këtë shifër në përballjen ndaj Romës, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës, duke thyer rekordin e Lionel Messit.

Francezi regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në këtë garë në moshën 27-vjeçare, ndërsa Messi e kishte arritur këtë shifër në moshën 28-vjeçare.

Në vendin e tretë në këtë renditje gjendet legjenda e Real Madridit, Raul, i cili e regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve në moshën 28-vjeçare.

Përveç rekordit të ri, Mbappe ka shifra mbresëlënëse në këtë garë. Në 100 paraqitjet e tij, sulmuesi francez ka realizuar 72 gola dhe ka dhuruar 24 asistime, shkruan telegrafi.

Kështu, ylli i Real Madridit vazhdon të shkruajë histori në futbollin evropian, duke lënë pas emra të mëdhenj si Messi dhe Raul në një prej statistikave më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Trazirat në Francë s’e ndalin futbollin, PSG dhe Barcelona përballen sonte në Paris

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Mblidhen sot tri komisione parlamentare

Kylian Mbappe e thyen rekordin e madh të Lionel Messit në Ligën e Kampionëve | Momenti