Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt

Ardian Bajrami është 46-vjeçari që u gjet pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Sponsor 3M Express

Rasti ishte raportuar në Policinë e Kosovës më 14 tetor, rreth orës 19:20, pasi familjarët kishin bërë të ditur se ai ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishin arritur të kontaktonin me të.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave në Rahovicë, ishte gjetur vetura e tij e markës “Shkoda”, me targa të huaja.

Në kërkim të 46-vjeçarit ishin angazhuar njësitë përkatëse policore, përfshirë njësinë K9, si dhe Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës.

Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë policore.

Rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Lajmin për gjetjen e tij e kishte konfirmuar për Sinjalin Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Ky është Ardian Bajrami, 46-vjeçari që u gjet i vdekur në Rahovicë të Ferizajt | Momenti