Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur tender për furnizimin, montimin dhe mirëmbajtjen e dekorimeve për festat e fundvitit, për të cilat ka paraparë të shpenzojë 6 mijë euro.

Sipas njoftimit për kontratë, aktiviteti i prokurimit ka për objekt dekorimin e hapësirave të Kuvendit për festat e fundvitit, duke përfshirë furnizimin me dekorime, vendosjen e tyre dhe mirëmbajtjen gjatë periudhës së festave.
Procedura është zhvilluar përmes kuotimit të çmimit, ndërsa kriteri për përzgjedhjen e operatorit ekonomik fitues është oferta me çmimin më të ulët.
Kompanitë e interesuara kanë afat deri më 3 dhjetor 2026, në orën 14:00, për të dorëzuar ofertat përmes platformës elektronike të prokurimit.
Vlera e parashikuar e kontratës është 6 mijë euro.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





