Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Rregullatorin e Energjisë

Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, pas votimit konfirmoi kalimin e projektligjit dhe kërkoi që ai të shqyrtohet nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, si komision përgjegjës raportues, si dhe nga komisionet e përhershme.

“Me 61 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, kalon në parim Projektligji numër 11/L-029 për Rregullatorin e Energjisë”, deklaroi Haxhiu.

Sponsor 3M Express

Ajo bëri të ditur se komisionet duhet ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime.

Pas kësaj, Kuvendi vazhdoi me shqyrtimin e parë të Projektligjit për Efiçiencë të Energjisë, për të cilin Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi kishte rekomanduar miratimin në parim.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kuvendi miraton masat e emergjencës për furnizimin me energji elektrike

Kuvendi miraton masat e emergjencës për furnizimin me energji elektrike

Miratohet në parim Projektligji për Buxhetin 2027

Miratohet në parim Projektligji për Buxhetin 2027

Pak para mesnatës, Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027

Pak para mesnatës, Kuvendi miraton në parim Projektbuxhetin për vitin 2027