Për dy vjet, Parlamentit i ra hise ta hapë tri herë një konkurs. Pozita e Sekretarit të Kuvendit nga 31 gushti i 2024, vazhdon të mbetet me ushtrues detyre, shkak kjo i dështimeve të njëpasnjëshme për të përzgjedhur një kandidat.

I fundit u mbyll pa sukses me 2 nëntor, pasi as Taulant Bajrami e as Besnik Ismaili, si kandidatë potencialë, s’morën vota të mjaftueshme, raporton Klan Kosova.
Për Bajramin, që është hera e tretë që dështon ta marrë këtë pozitë, tani ka një rekomandim.
“Do të jem i kujdesshëm që, për ta nxjerrë nga kjo gjendje e paligjshmërisë çështjen e punësimit të Sekretarit, t’i propozoj Kuvendit ndryshimin e Rregullores së Punës së Kuvendit, duke përcaktuar një procedurë tjetër për zgjedhjen e Sekretarit. Sipas këtij propozimi, aplikimet do të shqyrtoheshin drejtpërdrejt nga Kryesia e Kuvendit, pa shpallje të konkursit publik dhe pa iu nënshtruar procedurave të konkursit dhe rekrutimit”, tha Bajrami.
Ky rekomandim vjen për të kursyer shpenzimet për komisionet, rekomandimet e të cilave u injoruan dy herë.
Për shoqërinë civile, konkursi i dy herëve të kaluara ngjan me paligjshmëri të vazhdueshme.
Këtë 4 nëntor, bëhen 3 vjet e 5 muaj që kjo pozitë nuk ka Sekretar me mandat të plotë. Nga kabineti i kryeparlamentares nuk kanë kthyer përgjigje për këtë çështje.
Ndiqeni kronikën e plotë:




