Kushtetuesja nuk e njeh ministren “Diella”, por rrëzon kërkesën e PD-së

Kushtetuesja nuk e njeh ministren “Diella”, por rrëzon kërkesën e PD-së

Kushtetuesja nuk e njeh ministren “Diella”, por rrëzon kërkesën e PD-së

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan dekretin e Presidentit Bajram Begaj për ngritjen dhe funksionimin e Ministres Virtuale të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

Sponsor 3M Express

Në arsyetimin e saj Gjykata shprehet se nuk ka kompetencë për të shqyrtuar pasi nuk është as ministër e as Ministri (institucion). Nuk është pjesë e Këshillit të Ministrave, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Gjykata Kushtetuese evidenton se pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, nuk rezulton se kemi të bëjmë me një funksionar konkret kushtetues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses e cila vendosi me shumicë votash ta rrëzojë kërkesën e opozitës.

Opozita kërkoi shfuqizimin e dispozitave përkatëse të dekretit, duke i konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Lexo edhe

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Sulm me dron në zonën e diskutueshme Sudan-Sudan Jugor vret dhjetëra persona, thotë ministri

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Qytetarët e Kosovës i shohin si legjitime protestat në Shqipëri, por janë kundër dhunës

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Franca vendos orë policore të pjesshme në disa qytete, përfshirë pjesë të Parisit

Kushtetuesja nuk e njeh ministren “Diella”, por rrëzon kërkesën e PD-së | Momenti